Transmetuar më 20-01-2017, 19:38

Do preferonit të njiheshit si njeriu me organin gjenital më të madh në botë apo të kishit një jetë seksuale? Roberto Esquivel Cabrera ka zgjedhur të parën ndërkohë që rrëfen famën që i ka sjellë penisi i tij prej 48 centimetrash.

Së fundmi ai ka refuzuar mundësinë për të reduktuar madhësinë në përmasa që gjatë seksit nuk do të dëmtonin mushkëritë, kjo vetëm për faktin se emri i tij nën dritën e prozhektorëve ofron më shumë kënaqësi se seksi. Ai thotë se është i lumtur me organin e tij gjenital pasi askush tjetër nuk ka përmasat që ai ka.

“Dua të jem në librin e rekordeve Guiness, por ata nuk ma njohin këtë rekord” shprehet Cabrera. Doktorët tregojnë se e kanë këshilluar që ta operojnë penisin për t’i dhënë një formë normale që të mos ketë dhimbje, që të kryejë marrëdhënie seksuale dhe të ketë fëmijë, por Cabrera nuk pranon pasi dëshiron që të ketë penisin më të madh se gjithë të tjerët.