Transmetuar më 20-01-2017, 18:59

Ajo nuk u dorëzua edhe pse i dashuri i saj e braktisi vetëm pak para martesës. Përkundër kësaj ngjarje të hidhur, ajo vazhdoi përpara duke e shndërruar jetën e saj në diçka të mahnitshme. Ndërsa shumë femra do të kalonin muaj ‘duke u mërzitur’ për këtë, Katy vendosi që të bëjë një ndryshim pozitiv në jetën e saj.

Pavarësisht faktit se ajo nuk udhëtoi kurrë vetëm më parë, ajo e la punën, shiti shtëpinë dhe filloi të udhëtojë nëpër botë. Duke folur për The Manchester Evening News, Katy tha:

“Gjatë kohës kur u ndjeva zemërthyer dhe e pikëlluar, u hutova se çfarë do të bëja me jetën time më tej. Por, më vonë, unë vendosa që të udhëtoj nëpër botë. E braktisa punën, shita shtëpinë dhe makinën, pothuajse çdo gjë, vetëm për të bërë këtë udhëtim rreth botës”.

Ajo më pas hapi një blog, duke shkruar për udhëtimet e saj në vendet si Tajlandë, Nepal, Dubai, Indi, Francë, Brazil, Argjentinë dhe shumë vende të tjera. Katy tani i inkurajon femrat e tjera nëpër botë që nëse iu ndodh e njëjta gjë, të mos pikëllohen, pasi jeta vazhdon.