Transmetuar më 20-01-2017, 18:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri betimin e tij duke vijuar traditën e transferimit të pushtetit, themeluar nga Xhorxh Uashingtoni në vitin 1789.

"Unë Donald Trump betohem se në mënyrë besnike do të përmbush detyrën time si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se me mundësitë më të mira do ruaj, mbroj dhe zbatojë detyrimet e mia në respekt të Kushtetutës. Zoti më ndihmoftë", u shpreh Trump në betimin e tij zyrtar.

Fjalimi i Donald Trump

Miq amerikanë dhe miq të botës, faleminderit! Në qytetarët e SHBA jemi të gjithë në përpjekje kombëtare për të rindërtuar vendin tonë. Së bashku do përcaktojmë rrjedhën e Amerikës dhe të botës për shumë vite. Do përballemi me sfida dhe kohë të vështira por detyrën do e kryejmë. I jemi mirënjohës presidentit Barack Obama dhe zonjës së parë Michelle Obama, kanë qenë të mrekullueshëm gjatë këtij tranzicioni, faleminderit!

Ceremonia e sotme ka rëndësi të veçantë. Sepse jo vetëm po kalojmë fuqinë nga një administratë në një tjetër por fuqinë e Washington DC po e kalojmë tek ju, njerëzit!

Triumfet e shtetit tonë nuk kanë qenë asnjëherë tuajat. Ka qenë gjithnjë e vështirë për familjet në cepat e vendit tonë. Kjo ndryshon duke filluar që nga ky moment. Sepse ju përket juve te gjithëve. Atyre që janë këtu sot dhe atyre që po na shohin nga ekranet në të gjithë botën. SHBA është vendi juaj. Ajo që ka rendësi nuk është partia e cila e kontrollon vendin tonë por që qeveria jone të kontrollohet nga njerëzit. Dita e sotme do mbahet mend si dita kur njerëzit u bënë sunduesit e këtij vendi sërish.

Të harruarit e vendit tonë nuk do jenë më të tillë. Erdhët të bëheni pjesë e në lëvizjeje historike. Në qendër te kësaj lëvizje është një vend që do ju shërbejë juve. Shkolla të mira, punë të mira, shtëpi të sigurta… Këto janë thjesht kërkesa të arsyeshme të njerëzve. Për shumë nga njerëzit tanë ekziston një realitet krejt tjetër. Shumë studentë në kombin tonë kanë shumë potencial të mbytur nga varfëria. Kjo shtypje përfundon tani. Jemi një komb dhe dhembja, ëndrrat dhe suksesi janë e të gjithëve ne.

Për shumë dekada ushtria jonë ka mbrojtur kufijtë e të tjerëve duke refuzuar të mbrojmë tonat. Kemi shpenzuar miliarda dollarë sepse infrastruktura e vendit tone është kalbur. Kemi bërë vendet e tjera të pasura ndërkohë që tonin e kemi lënë pas dore. Shumë punëtorë amerikanë janë lënë pas. Disave i kanë marrë shtëpitë dhe i kanë dëbuar. Kjo ishte e kaluara dhe do shohim vetëm në të ardhmen. Jemi mbledhur këtu sot për të dëshmuar një dekadë të re për t’u dëgjuar kudo, nga kjo ditë do qeverisë një vizion i ri në tokën tonë. Gjithmonë Amerika do jetë e para.

Çdo vendim në taksa dhe në çështjet e jashtme do jetë në përfitim të familjeve amerikane. Mbrojtja do çojë në begati dhe mbrojtje unë do ju mbroj deri në frymën e fundit te trupit tim. Nuk do ju zhgënjej kurrë. Betimi që unë bëra sot është një betim për besnikëri ndaj amerikanëve për shumë dekada. Çdo vendim për emigracionin dhe çështjet e huaja do të merret në të mirë të amerikanëve dhe ne do të mbrojmë vendin tonë nga ndërhyrjet e vendeve të tjera. Kjo do të na çojë drejt prosperitetit dhe një fuqie më të madhe. Nuk do t’ju zhgënjej asnjëherë. Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish! Faleminderit! Zoti ju bekoftë juve dhe Amerikën./b.l/noa.al/