Transmetuar më 20-01-2017, 17:46

Piramida e Tiranës kthehet në shërbim të publikut nga dita e sotme. Pas vitesh të tëra e lënë bosh dhe në amortizim të plotë, bashkia e Tiranës ka një plan konkret për ta rivitalizuar këtë hapësirë të rëndësishme të kryeqytetit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ndërtesë nuk do të jepet me koncesion, por do të ngelet një vepër publike autentike e qytetarëve të kryeqytetit. Ndërtesa e Piramidës që sot do jetë e hapur për publikun për aktivitete të ndryshme.

“Kemi përmbushur premtimin për t’ja kthyer publikut Piramidën. Nuk do jepet me koncesion, por do ngelet një vepër publike autentike e qytetit të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj tha se për përzgjedhjen e projektit për Piramidën, do të ndiqet e njëjta praktikë diskutimi si për planin urbanistik të Tiranës, apo Bulevardin e kryeqytetit. Shfaqjet teatrale janë rezervimet e para për të përdorur ambientet e piramidës./b.l/noa.al/