Transmetuar më 20-01-2017, 15:43

Gjethet e ullirit janë produkte të cilët na ndihmojnë për të parandaluar një sërë sëmundjesh të ndryshme siç mund të përmendim infeksionet e mushkërive, tuberkuloza, gripi, meningjiti, hepatiti B. 

Gjethet e ullirit janë një mundësi e mirë për të larguar infeksionet në traktin urinar, por edhe te infeksionet kirurgjikale. Substancat në gjethet e ullinjve forcojnë sistemin imun, ngrin energjinë e organizmit, luftojnë viruset dhe parazitët, ulin shtypjen e presionit të gjakut, ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Si ta përgatisni: Këpusni në orët e para të mëngjesit degët e freskëta të ullirit, i cili duhet të jetë i pa spërkatur. I thani në furrë për 3 orë në 60 gradë. Preferohet tharja në furrë sepse tharja natyrale merr shumë kohë dhe mund të oksidohen polifenolët e çmuara.

Pasi është tharë, e thërrmoni dhe e vendosni për çdo gotë nga 2 lugë çaji gjethe. I hidhni ujë të valuar dhe e lini 5-10 minuta. Mund ta kombinoni me pak çaj mali për aromë. E konsumoni 3-4 herë në ditë me mjaltë dhe pak limon të shtrydhur.