Transmetuar më 20-01-2017, 14:55

Barcelona vitet e fundit ka bërë historinë dhe askujt nuk mund t’i shkonte në mendje që në “Anoeta”, stadiumin e Real Sociedad, për 10-të vite nuk ka arritur asnjëherë të dalë e fituar.

Mbrëmë të dy këto skuadra u përballën sërish, këtë herë për Kupën e Spanjës dhe pikërisht në “Anoeta”. Mallkimi mer fund sepse braziliani Neymar, pasi u la pushim në fundjavë për ndeshjen e kampionatit, është kthyer vendimtar.

24 vjeçari përfitoi nga një kundërsulm duke u futur në zonën kundërshtare dhe aty rrëmben një penallti, i cili nuk gabon dhe dërgon shifrat në 0-1, që njëkohësisht do të mbeteshin vendimtare deri në fund.

Pas fiks 10 vitesh, Barcelona tashmë nuk e vuan më këtë “mallkim” dhe do të rikthehet ne “Anoeta” jo më me statusin e humbësit.