Transmetuar më 20-01-2017, 13:34

Pjesa më e madhe prej nesh kanë një profil në Facebook dhe le të vërë dorën në zjarr kush nuk ka dhënë një opinion pasi ka parë foton e profilit të dikujt. 

Një ekip hulumtuesish në Qendrën e Psikometrisë në Universitetit të Cambridge (Mbretëri e Bashkuar) ka zhvilluar një algoritëm për të parashikuar se sa inteligjent është dikush vetëm duke parë foton e profilit. 

Për të krijuar këtë algoritëm, ekspertët u bazuan në 1122 profile dhe në teste inteligjence të personave që kishin këto profile. Ata analizuan ngjyrat e fotografisë, praninë e miqve apo partnerëve, veshjen, sfondin…

Ekipi studiues arriti në përfundimin se individët më inteligjentë janë ata që dalin vetëm te fotoja e profilit, fotoja është e fokusuar mirë, sfondi është i rregullt dhe ngjyra që mbizotëron është e gjelbra në tonalitete të ndryshme të saj.

Nga ana tjetër, fotot e profilit me shumë persona dhe me sfond rozë, të kuq apo vjollcë i përkasin njerëzve më pak inteligjentë.