Transmetuar më 20-01-2017, 09:50

Tiranë, 20 janar 2017, NOA.al- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk lë pa komentuar marrjen zyrtarisht të detyrës, nga Donald Trump si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se që sot SHBA do ketë një President jo konvencional.

“Kundërshtarët e tij në Amerikë dhe në të gjithë botën do ta kenë pisk deri sa të mësohen!

Me Trump bota do jetë ndryshe!”, shkruan Manjani në Facebook, me rastin e inaugurimit të Donald Trump si President./a.y/noa.al