Transmetuar më 20-01-2017, 09:41

Një vend përrallor, vërtetë magjik për pushime, por në të vërtetë është një zyrë me 50 punonjës.

E njohur si “Kështjella”, bëhet fjalë për një ndërtesë në Cirencester, Gloucestershire, të Britanisë së Madhe, e themeluar nga Chris Morling, e cila e bëri selinë e punës së tij të kompanisë së këmbimit të të ardhurave dhe veprimeve monetare ‘money.co.uk’.

Bëhet fjalë për një strukturë të paparë, e përbërë nga një shpellë akulli, një kinema Star Wars dhe një sallë lojërash.

Punonjësit që punojnë në brendësi të saj, kanë mundësi që të fitojnë në sajë të punës së tyre një bonus prej 45% si dhe të pinë një birrë falas, shkruan noa.al.

Zyra ka edhe një sallë lojërash, një palestër dhe tualet të kuruar deri në detaje.

Çdo punonjës, siç raporton ‘Metro’, ka mundësinë që të krijojnë hapësirën e tij, kush do mund të rrijë vetëm, kush do në shoqëri, ose dikush tjetër para ekranit.

Chris i pyeti punonjësit e tij se çfarë dëshironin në vendin ku do kalonin pjesën më të madhe të ditës dhe në bazë të sugjerimeve të tyre, ndërtoi kështjellën.

Projekti duket se funksionon dhe produktiviteti i punonjësve është në rritje, aq sa që nga viti 2008 vetëm 5% e stafit është larguar./a.y/noa.al