Transmetuar më 19-01-2017, 22:52

Një 7 vjeçare nga Louisiana ka dëshirë të udhëtojë anembanë Shteteve të Bashkuara për një qëllim të jashtëzakonshëm.

Rosalyn ka dëshirë të përqafojë policët në çdo shtet të Amerikës. Për këtë arsye prindërit e saj kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në mënyrë që të ndihmojnë vajzën e tyre për t’ia arritur qëllimit.

Rosalyn aktualisht ka patur mundësi të takojë oficerët e policisë në Louisiana dhe Mississippi. Ajo kërkon të tregojë dashurinë e saj për mbrojtësit e ligjit.