Transmetuar më 19-01-2017, 22:32

Patricia Winchester, një grua 44 vjeç nga Texas shtangu kur pa një figurë të bardhë në selfien e Snapchat të djalit të saj 13 vjeçar, në një foto që ky i fundit i kishte nisur një shokut të tij.

Siç shkruan “DailyMail”, adoleshenti nuk e kishte vënë re figurën në sfond të fotos, derisa miku i tij ia solli mbrapsht me një rreth të kuq dhe e pyeti se çfarë ndodhej pas tij.

Nëna e dëshpëruar beson se djali i saj ka kapur në selfie shpirtin e vajzës së ndjerë. Patricia, beson se ajo që është kapur në kamera mund të jetë fantazma e vajzës Adrianna, e cila vdiq në moshën 5 vjeçare, vitin e kaluar, pasi e zuri traileri gjatë një parade.