Transmetuar më 19-01-2017, 22:05

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, sonte, në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se 5 vite më parë, deputeti Bylykbashi, PD-ja dhe kreytari i asaj kohe Berisha besonin, fjalë për fjalë, atë se çfarë thoshte OSBE-ODIHR në lidhje me votimin elektronik.

Balla tregoi se OSBE-ODIHR ka thënë në atë periudhë se për t’a implementuar një sistem të tillë kombëtar, duhen rreth 18 deri në 24 muaj.

Ai tha se qëndrimi i OSBE-ODIHR nuk ka ndryshuar as atëherë dhe as sot. Sipas tij, e vetmja gjë që ka ndryshuar, është vetëm qëndrimi i PD-së. “Atëherë thoshte se duhen 24 muaj, tani thonë mjaftojnë 5 muaj”, tha Balla.

Deputeti i PS, ndër të tjera, u shpreh se një parti politike duhet të jetë rigoroze në atë se çfarë kërkon. Balla tha se në maj të vitit të kaluar, PD ka kërkuar votim elektronik dhe identifikim biometrik.

Ai kumtoi se opozita  e ka kërkuar një sistem të tillë, veçse me argumentin, meqë e ka kërkuar PS në vitin 2012; po e kërkojmë dhe ne të njëjtën gjë.