Transmetuar më 19-01-2017, 21:53

Një 17-vjeçare amerikane rrezikon burgim të përjetshëm pasi akuzohet se ka përdhunuar nën kërcënimin e thikës një mashkull.

Siç raportojnë mediat amerikane, 17-vjeçarja, Lestina Marie Smith, i zuri pritë një 19-vjeçari në Saginaw, në zonën qendrore të Michiganit.

Nën kërcënimin e thikës ajo ka zhveshur dhe më pas detyruar të riun të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Në gjykatë, 17-vjeçares iu refuzua liria me kusht, ndërkohë që nëse gjendet fajtore në seancën e 3 shkurtit, rrezikon deri në burgim të përjetshëm.

Në mediat sociale, miqtë dhe familja e saj, duke përfshirë edhe vëllain e Lestina Smith, janë tubuar nga ky lajm i dyshuar për përdhunim, dhe kanë postuar mesazhe mbështetës në llogarinë e saj në Facebook./b.l/noa.al/