Transmetuar më 19-01-2017, 20:29

Shpesh është e vështirë t’i bëjmë fëmijët tonë të lexojnë librat e shkollës dhe jo më libra jashtëshkollorë. Kjo 4-vjeçare i do librat kaq shumë sa ka lexuar 1000 të tillë dhe do të lexojë dhe 500 të tjerë.

Daliyah Marie Arana, nga Gainesville, Georgia, filloi t’i pëlqente leximi pasi filloi të lexonte kur ishte 18-muajshe. Asaj i pëlqen të lexojë libra për studentë universiteti dhe kërkon ndihmë sa herë “ngec” në ndonjë fjalë që ajo nuk e njeh.

Mamaja e saj Haleema tha për “The Times” se ajo dhe burri i saj Miguel kishin filluar t’i lexonin vajzës së tyre në ditët e para kur ajo kishte lindur. Vogëlushja shprehet se mban mend dhe librat për fëmijë që ata i lexonin dhe 2 fëmijëve të tjerë që ata kanë.

“Ne i lexonin asaj 15-20 minuta çdo ditë. Kur ajo ishte 18-muajshe vumë re se njihte shumë fjalë. Kur ajo mbushi 3 vjeç, filloi t’i lexonte librat vetë. Kështu e nisi ajo pasionin e saj për librat”, u shpreh nëna e 4 vjeçares.