Transmetuar më 19-01-2017, 19:55

Një dëshirë e saj e panevojshme për pak sa nuk i mori jetën. Kjo është historia e Dee Hick, 45 vjeçe nga Florida e cila u dergj për gjashtë muaj në shtrat ndërsa pësoi rënie të flokëve, dhimbje në kraharor dhe ra në depresion, pasi impiantet që kishte vendosur për të rritur gjoksin ishin mykur.

Gjithsesi pavarësisht se simptomat e saj zgjatën për gati një vit, mjekët nuk ishin në gjendje të gjenin se nga vinte dhe çfarë e shkaktonte dhimbjen. Vetëm kur gjendja e saj u rëndua në mënyrë tragjike mjekët vendosën rastësisht të bënin ndërhyrjen në gjoks për të hequr impiantin dhe aty zbuluan çfarë ndodhte në trupin e gruas.

"Shpenzova mijëra dollarë në teste dhe analiza për të mësuar se çfarë shkaktonte problemin tim dhe falë Zotit më në fund arrita të zbuloj rastësisht se ishte gjoksi fals ai që më shkatërroi totalisht", u shpreh Dee.

Ajo e mori veten brenda disa javësh, ndërsa thotë se i duket mrekulli që vijon të jetojë edhe pse ende ndjen dhimbje./b.l/noa.al/