Transmetuar më 19-01-2017, 19:42

Gjëja e parë që të gjithëve na shkon ndërmend kur s’kemi se çfarë të bëjmë është të hapim Facebook-un. Madje ndonjëherë na shkon e gjithë dita duke u marrë me të.

Por e pranojmë gjithashtu se nuk është kjo mënyra më produktive sesi mund ta përdorim kohën tonë. Është shumë e lehtë që të humbësh në faqen e Facebook dhe në mesazhet e Messenger. Dhe për këtë arsye rrjeti social më i përdorur, sjell opsionin Todobook.

Para se të shikoni postimet e miqve në Facebook , do t’ju shfaqet lista e gjërave që duhet të bëni ,duke u fokusuar kështu në ditën tuaj dhe gjërat të cilat janë më të rëndësishme për ju. Në Todobook mund të krijoni, të shtoni dhe të fshini dhe të përmbushni objektivat e ditës

Ndryshe nga mjetet e tjera të produktivitetit, Todobook nuk ju detyron që të plotësoni një detyrë në mënyrë që ju të merrni shpërblimin. Google Chrome Webstore është faqja ku mund ta shkarkoni këtë aplikacion.