Transmetuar më 19-01-2017, 17:12

Pa postime të personalizuara, pa foto kopertine, pa oferta.

Fushata më re online  #MeJutëParët ka shkuar virale. Kompania ALBtelecom, në vitin që shënon edhe 105 vjetorin e saj ka iniciuar një aktivitet shumë inovativ në rrjetet sociale, aty ku të gjithë komunikojnë së bashku.   

Në 2 ditë e fundit ALBtelecom ia ka dhënë të gjithë hapësirën e vet në median sociale si:  Facebook dhe Instagram njerëzve që duan të publikojnë fotot e tyre.

Shumë persona kanë pranuar ftesën e ALBtelecom “Faqja jonë është faqja juaj”, duke u bërë imazhi i kësaj kompanie për një periudhë të caktuar kohe. Në vend të fotos së kopertinës së ALBtelecom, gjithashtu edhe në postimet e faqes së tyre në Facebook dhe Instagram, çdo gjysmë ore,  ne kishim mundësinë të shihnim një foto reale,  të postuar nga fansat e faqes, të cilët i bashkonte që të gjithë hashtag-u  #MeJuTëParët.

Ky aktivitet është pjesë e një fushate më të gjerë,  ku ALBtelecom promovon kapacitetin teknik të rrjetit të tij në terren dhe në telefoninë celulare, duke theksuar filozofinë dhe mesazhin e fushatës: Teknologjia e avancuar, numri i gjerë i shërbimeve dhe rrjeti i sigurt që ofron ALBtelecom në të gjithë Shqipërinë prej kaq shumë vitesh, nuk janë qëllim në vetvete, por kanë për qëllim që t’i vijnë pranë  konsumatorëve të saj me vlerat e vërteta, ato të cilat kanë rëndësi…momente të bukura të ndara së bashku, kujtime, dashuri, përkushtim, emocion.

Kjo është një fushatë me një mesazh shumë të rëndësishëm e cila të bën të kuptosh se jo çdo gjë ka të bëje me kabllot, serverët, antenat, numrat…, por ka të bëjë me momentet e paharrueshme, të cilat i ndajmë me njëri -tjetrin falë kësaj teknologjie…Ka të bëjë me lumturinë, gëzimin dhe emocionet që ndajmë me të afërmit tanë dhe kjo përforcohet falë teknologjisë…Ka të bëjë me buzëqeshjet dhe lotët, dhe me njerëzit që ne i duam me shpirt. #MeJutëParët ka të bëjë me të gjithë NE.