Transmetuar më 19-01-2017, 16:37

Një djalë donte t’i bënte një rreng të dashurës sikur po e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë, por kur i hap gropën tjetrit bie vetë brenda.

Gjithçka shkoi jashtëzakonisht shumë keq për Chris Monroe, i cili përfundoi vetë në rolin e viktimës. E dashura e tij futet në shtëpi me një mashkull tjetër duke e bërë Chris që të tërbohet.

Ajo që ai nuk dinte është se personi në fjalë ishte i dashuri i shoqes së ngushtë të së dashurës së tij. Vajza me të cilën Monroe do të realizonte rrengun kishte lajmëruar shoqen e vet për gjithçka.

Në fund të videos ajo i tregon të dashurit se e dinte se ai do i bënte një kurth, dhe si pasojë dëshironte që t’ja kthente po me të njëjtën monedhë.