Transmetuar më 19-01-2017, 16:24

Ethet në buzë janë të shpeshta te njerëz të ndryshëm. Nëse dëshironi t’i zhdukni sa më shpejt, duhet të përdorni këto produkte që mund t’i gjeni lehtësisht.

1. Thelpinj hudhre

Ekspertët sqarojnë se duhet të prisni thelpinjtë e hudhrës dhe pjesëzat e prera vërini në ethe. Mbajeni për disa minuta, pasi ajo ka efekt të zhdukë mikrobet që janë mbledhur te pjesa ku është ethja në buzë.

2. Akull

Merrni një copë të vogël akulli dhe vendoseni direkt në pjesën e ethes. Veproni njësoj dhe do shikoni që do keni përmirësime.

3. Kos

Kosi përmban një substancë e cila zhduk në mënyrë natyrale herpesin. Sipas, intv.al aplikojeni direkt në ethe. Ai do ndihmojë, pasi do e ftohë pak zonën ku është  infektuar.

4. Mjaltë me uthull

Aplikojeni këtë përzierje në zonën e prekur deri në  4 herë në ditë. Më pas do shikoni rezultatin e mirë./b.l/noa.al/