Transmetuar më 19-01-2017, 15:36

Sulmuesi argjentinas Karlos Tevez ka mbërritur sot në aeroportin e Shangait, duke iu bashkuar klubit të tij më të ri Shanghai Shenhua.

Me këtë kalim në kampionatin kinez, ish-lojtari i Mançester Cityt, United dhe Juventusit, do të bëhet lojtari me pagën më të lartë në botë.

Madje do të paguhet më shumë se Mesi apo Ronaldo. Tevez do të marrë plot 615 mijë paund në javë në Kinë.