Transmetuar më 19-01-2017, 14:15

Shoqata e Industrialistëve ushqimor mbështet aksionin për disiplinimin e tregtimit të mishit iniciuar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili mblodhi të mërkurën Task-Forcën për tregtimin e mishit dhe therjes së kafshëve.

Alban Zusi kreu Shoqatës së Industrialistëve Ushqimor e quajti aksion të nevojshëm për të garantuar produkte të shëndetshëm dhe të sigurta për qytetarët.

Sipas tij kjo iniciativë e Ministrisë së Bujqësisë do të ndikojë ndjeshëm edhe në përmirësimin e imazhin e produkteve të industrisë përpunuese vendase.

Duke folur për efektet e kë tij aksioni Alban Zusi tha se “Përveç garantimit të qytetarë ve për atë çka ata konsumojnë , ky aksion përmirëson imazhin e produkteve të industrisë përpunuese vendase. Në të njëjtën kohë bën edhe rregullimin e tregtimit duke rritur shanset për hapjen e eksporteve të produkteve me origjinë shtazore. E si pasojë me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe punësim”.

Shoqata e Industrialistëve ushqimor mbështet dhe do të përkrahë të gjitha iniciativat e qeverisë të cilat lidhen me rregullimin e tregut dhe në mënyrë të veçantë ato për sigurinë e ushqimeve.