Transmetuar më 19-01-2017, 13:40

Rreth 30 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së një ndërtese në flakë në Teheran të Iranit.

Ndërtesa 15 katëshe, u evakuua për shkak të rënies së zjarrit ditën e sotme, por teksa po tentohej fikja e tij, ndodhi dhe shembja, duke zënë poshtë së paku 30 vetë.

Ndërtesa e shembur ditën e sotme i përket viteve ’60 dhe ndodhet në qendër të Teheranit, ku ndodhet një qendër e madhe tregtare.

Rrëzimi i godinës u transmetua direkt në televizioni shtetëror dhe e gjeni në videon që noa.al sjell më poshtë. Viktimat mendohet se janë të gjithë zjarrfikës./a.y/noa.al