Transmetuar më 19-01-2017, 10:59

Kishin marrë çantat e tyre, ishin përshëndetur me prindërit dhe ishin nisur për në shkollë. Ashtu si çdo mëngjes po afroheshin për te autobusi që i çonte në F.L. Stanton Elementary School të Atlanta, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tre fëmije u sulmuan nga dy qenë, ku Logan Braatz, 6 vjeç, gjeti vdekjen për shkak se u copëtua nga kafshët, ndërsa vogëlushja Syari Sanders, 5 vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë vogëlushi i tretë arriti të largohej duke vrapuar, ndërsa shpëtoi me lëndime të lehta, shkruan noa.al. Mëngjesin e djeshëm, e mërkurë, vogëlushët u sulmuan nga tre pit bull, ku për njërin prej tyre sulmi rezultoi fatal.

Shamonta Clayton, një fqinje e të ndjerit Logan, deklaroi se u zgjua nga të qarat dhe pa fëmijët e gjakosur.

Në vendin e ngjarjes ndërhyri policia, ambulancat si dhe njëri nga dy qentë u vra.

I zoti i tyre, Cameron Tucker, u arrestua nga policia./a.y/noa.al