Transmetuar më 19-01-2017, 07:30

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, 92 vjeç, u transferua në terapi intensive në spitalin e Houston, për shkak të të ftohtit në mushkëri.

Në mbrëmjen e së mërkurës, edhe bashkëshortja e tij Barbara, u shtrua në të njëjtin spital, për shkak të problemeve shëndetësore dhe kollës së rëndë.

Për shkak edhe të moshës, gjendja e tyre shëndetësore, nuk paraqitet e mirë./a.y/noa.al