Transmetuar më 18-01-2017, 23:56

Futbollisti shqiptar Rey Manaj pjesën e dytë të këtij sezoni do të aktivizohet në “Serinë B” te Pisa.

Sulmuesi shqiptar është transferuar zyrtarisht në formë huazimi nga Interi te skuadra që drejtohet nga Genaro Gattuso.

Pas përfundimit të aventurës së dështuar me Pescarën për 19-vjecarin nga Lushnja tashmë nis një eksperiencë e re.

Te Pisa Manaj gjen dy lojtarë shqiptarë sulmuesin e kombëtares kuqezi Edgar Cani me të cilin do të luftojë për një vend në formacion por edhe portierin dhe kapitenin e përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani.

Manaj 12 ndeshje në “Serinë A” gjatë vitit që lamë pas duke realizuar 2 gola, ndaj Sassuolos dhe Genoas.