Transmetuar më 18-01-2017, 21:53

Emisioni investigativ “Stop” në televizionin Klan, ka publikuar të tjera video skandaloze të filmuara në shkollat tona.

Njëra nga videot tregon momentin kur dy nxënës rrihen dhunshëm mes njëri-tjetrit brenda në klasë, ndërsa rasti tjetër tregon se si një mësuese kërkon të nxjerrë jashtë klase një nxënës dhe e qëllon atë në fytyrë.

Ky i fundit e godet mësuesen në formë reagimi.

Këto video vijnë një ditë pas video-skandalit të publikuar gjatë ditës së djeshme, ku një mësuese në Tiranë dhunonte psikologjikisht nxënësit e klasës së parë.