Transmetuar më 18-01-2017, 20:35

Historia e klubit italian të Napolit lidhet ngushtë me atë të legjendës Diego Armando Maradonës, ndërsa shqiptarët sot mund të krenohen që në këtë skuadër luan një bashkatdhetar i tyre.

Maradona ka mbetur idhulli i përhershëm i napoletanëve.

Elseid Hysaj ka plotësuar një ëndërr së fundmi pasi e ka takuar atë nga afër dhe ka realizuar një fotografi me të.

Në një foto të postuar në “instagram”, Hysaj duket shumë i lumtur, ndërsa krahas saj shkruan: “Thjeshtë Maradona”.

Kur shkodrani Hysaj hodhi firmën te skuadra e Napolit ai u shpreh:

“Të luaj në skuadrën e Maradonës, të cilën e ndiqja që fëmijë, është një ëndërr”.

Takimi me legjendën botërore është një ëndërr tjetër e plotësuar për të.