Transmetuar më 18-01-2017, 19:42

Ndonëse në shikim të parë, rrepat duken si një ushqim jo shumë atraktiv, në fakt ato kanë shumë dobi dhe të mira për organizimin e njeriut.

Rrepat përmbajnë spektrin më të gjerë të mineraleve dhe vitaminave, mes të cilëve edhe atë shumë të rrallë B12, përmban përqindje të lartë të hekurit, ndërsa është e pasur edhe me albuminë, yndyra si dhe karbohidrate.

Përveç kësaj, është vërtetuar si kuruese edhe në rastet e demineralizimit të eshtrave dhe dhëmbëve. Prania e jodit e bën ‘ilaç’ të çmuar kundër aterosklerozës dhe proçesit të plakjes. Më poshtë ju sjellim disa nga përfitimet e konsumimit të rrepës.

Ndihmon për aneminë

Këshilla e parë që secili mjek do t’u japë në rast se keni mungesë të hekurit në gjak, do të jetë që të konsumoni sa më shumë panxhar. Mbani mend se kur ju hani panxhar, të freskët si një sallatë, të gatuar ose si lëng, ju mund të shtoni edhe lëng të shtrydhur limoni.

Vepron kundër sëmundjeve dhe tumorëve

Pigmenti prej të cilit rrepa merr ngjyrë të kuqe, vepron kundër sëmundjeve të ndryshme, zvogëlon qelizat e tumorit, dhe indet e sulmuara marrin një strukturë normale.

Ul shtypjen e gjakut

Rrepa kontribuon në rikthimin e gjakut të humbur dhe është një ndihmës natyror në trajtimin e leuçemisë ndërsa në konsumimin e rregullt të saj, rrepa ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut.

Thithjen më të mirë të kalciumit

Për shkak të pranisë së silicës, rrepa ndihmon për absorbimin më të mirë të kalciumit në trup, duke ruajtur shëndetin e eshtrave, lëkurës, flokëve dhe thonjve./b.l/noa.al/