Transmetuar më 18-01-2017, 18:41

Nëse në telefonin tuaj ju vjen një mesazh me tre shkronja, atëherë duhet të bëni kujdes, pasi jeni në rrezik. Sipas një hakeri, i cili ka demonstruar eksperimentin, me marrjen e këtij mesazhi telefoni del jashtë funksionit.

Telefoni ngrin për rreth një minutë dhe nuk merr asnjë komandë, ndërsa përdoruesit janë të detyruar ta ristartojnë.

Përveç bllokimit të numrit përmes këtij mesazhi virus, viktima nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar edhe pse efektet janë të përkohshme dhe nuk punojnë në versionin më të fundit të iOS.

Kur mesazhi me tre karaktere është pranuar, atëherë një iPhone do të bëhet përkohësisht i papërdorshëm dhe prekja me gisht dhe buronat fizik nuk funksionojnë.