Transmetuar më 18-01-2017, 17:25

Edhe pse sot jeni disi ëndërrimtarë përsëri nuk e keni humbur kontaktin me realitetin. Qëndroni me këmbë në tokë ju të dashuruarit. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe mund të bëjnë për vete personin që ju ka tërhequr vëmendjen prej disa kohësh. Financat do jenë të mira falë ndikimit pozitiv të Neptunit.

Dashi

Fokusohuni tek marrëdhënia në çift sot sepse çdo gjë tjetër do të shkojë qetë gjatë ditës. Edhe pse jeni të shqetësuar për një problem, do ti jepni zgjidhje. Beqarët do kenë mundësi të mira për të ndryshuar statusin, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur këtë hap. Financat do jenë të mira, nuk do keni probleme.

Demi

Një çështje e rëndësishme në lidhjen tuaj të dashurisë sot do t’ju mbajë nën tension gjatë gjithë ditës. Nuk do ti jepni dot zgjidhje të shpejte. Beqarët do jenë me fat sot në dashuri dhe do mund ta bëjnë shumë lehtë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë në kontrollin tuaj dhe mund të kryeni edhe shpenzime.

Binjakët

Edhe pse sot jeni disi ëndërrimtarë përsëri nuk e keni humbur kontaktin me realitetin. Qëndroni me këmbë në tokë ju të dashuruarit. Beqarët do realizojnë takime pa fund dhe mjaft interesantë, por nuk do duan ende për të hedhur hapa për më shumë. Financat nuk do jenë shumë të mira, bëni kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Momente kreativiteti sot për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Do filloni të mendoni për ndryshime që lidhen me të ardhmen tuaj. Beqarët do kenë takime pa fund të cilat do i falin shumë emocione dhe lumturi. Financat do jenë të mbrojtura nga disa planetë dhe nuk do keni asnjë problem edhe nëse shpenzoni.

Luani

Sot nuk jeni të kënaqur nga ana sentimentale. Ndjenjat që provoni për partnerin/en nuk kompensohen në mënyë reciproke dhe kjo gjë ju mërzit. Beqarët nuk do preferojnë aventurat kalimtare, prandaj do jenë ende në pritje të mundësive serioze. Financat do varen totalisht nga mënyra juaj e menaxhimit.

Virgjëresha

Dita juaj sot nuk ka vetëm ngjyrat e entuziazmit që ju shoqëron gjithmonë ju të dashuruarve, por edhe ato të pasionit. Jeni shumë sharmantë. Beqarët pritet të kenë ndryshime rrënjësore për të ardhmen pas takimeve që do realizojnë sot. Financat do jenë të mira, problemet do i përkasin të shkuarës.

Peshorja

Tensionet dhe keqkuptimet e të shkuarës dalin më në pah gjatë ditës së sotme. Debate të ashpra me partnerin/en priten gjatë pjesës së dytë të ditës. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe mund të bëjnë për vete personin që ju ka tërhequr vëmendjen prej disa kohësh. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Sot ndiheni romantikë dhe doni të qëndroni vetëm pranë njeriut të zemrës. Kushtet e ditës nuk ja u lejojnë këtë gjë për shkak të angazhimeve. Beqarët duhet të tregohen më të hapur në takime nëse duan që të ndryshojnë statusin. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe do e keni situatën nën kontroll.

Shigjetari

Më në fund keni filluar të lëvizni në fushën sentimentale. Keni rënë dakord me partnerin/en se ka ardhur koha për të hedhur hapa të mëtejshëm në lidhjen tuaj. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri, prandaj më mirë të presin edhe pak kohë për të bërë ndryshime. Në planin financiar do arrini të ruani ekuilibrin.

Bricjapi

Partneri/ja do t’ju lërë hapësira veprimi gjatë ditës së sotme sepse e di që ju keni qejf të bëheni protagonist në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do ndihen mjaft mirë edhe ashtu siç janë dhe nuk do e kenë mendjen fare te dashuria. Financat do vinë duke përmirësuar dalëngadalë dhe do e merrni situatën nën kontroll.

Ujori

Ditë e qetë për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Pjesa e parë e ditës do ju kalojë në ambientet e punës, ndërsa pasditja do t’i dedikohet familjes. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund, nuk do e gjejnë dot personin për të cilin do ju rrahë zemra fort. Financat do jenë të mira falë ndikimit pozitiv të Neptunit.

Peshqit

Edhe pse sot është ditë pune ju ndiheni sikur e keni pushim. Nuk keni dëshirë ti përkushtoheni impenjimeve, doni të relaksoheni në shoqëri të njeriut të zemrës. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në marrjen e vendime që lidhen me të ardhmen e tyre. Nëse doni të shmangni problemet financiare, bëni kujdes me blerjet./b.l/noa.al/