Transmetuar më 18-01-2017, 15:15

Kanë mbetur vetëm dy ditë nga largimi i Presidentit amerikan, Barack Obama, nga Shtëpia e Bardhë. Atë do e zëvendësojë Donald Trump, i cili më 20 janar do ketë edhe ceremoninë e inaugurimit.

Souza ka postuar një mesazh emocional në Instagram, duke shpjeguar se si ai nuk mund të zgjedh vetëm një fotografi të Obamës. Por në vend të një, ai zgjodhi tri fotografi të cilat janë shkrepur në shkurt të vitit 2010.

“Washington ishte i mbuluar me borë. Fjeta në zyrë, pasi e dija që nuk mund të kthehem sërish të nesërmen në Shtëpinë e Bardhë. E më pas shpresova, që Presidenti i SHBA-së, si një baba do luante së bashku me vajzat e tij në borë. Dhe ashtu bëri”, u shpreh Souza.

Në të tre fotografitë shihet Obama duke u rrokullisur në borë me vajzat e tij, Sasha dhe Malia. Fotografi kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza, edhe më herët ka publikuar fotografi të Obamës të cilat i ka bërë gjatë tetë viteve sa ishte në krye të shtetit më të fuqishëm në botë.