Transmetuar më 18-01-2017, 14:31

Sipas ekspertëve, celuliti ndikon në 80-90% të femrave në botë , ndaj duhet të bëni kudjes në atë që pini dhe hani. Nuk ka rëndësi nëse jeni mbipeshë apo super e dobët, ekziston gjithmonë mundësia që ju të keni sadopak celulit.

Dhe ndërkohë që nuk ekziston ndonjë kurë që bën mrekulli në këtë rast, ajo që ju hani dhe pini mund t’iu ndihmojë që ta hiqni qafe celulitin e bezdisshëm. Kjo sipas një diete për humbje peshe që ekspertët sugjerojnë. 

Këto janë top 10 ushqimet që duhet të konsumoni nëse doni të luftoni  celulitin:

1.Specat 

Largohuni nga portokallet dhe konsumoni specat pasi janë burim i pasur me vitaminë C. Kjo e fundit është e përsour për të luftuar celulitin pasi është e rëndësishme në formimin e kolagjenit. Dhe duke u nxitur prodhimi i kolagjenit, nxitet edhe elasticiteti i lëkurës duke e ruajtur atë të fortë dhe të tendosur.

2.Çaj jeshil

Çaji i gjelbër  përmban disa antioksidantë të quajtur “catechins”  të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e ndarjes së kolagjenit. Për të marrë përfitimet maksimale nga çaji i gjelbër, provoni t’i lini qeskat e çajit 5 minuta në ujë.

3.Piper i kuq

Kjo erëz ka provuar se nxit metabolizmin dhe qarkullimin.  Një qarkullim i ngadaltë ndikon në formimin e celulitit  ndaj duhet të provoni piperin e kuq.

4. Salmoni

Salmoni është një burim i pasur  me yndyrnat  esenciale të quajtura  omega 3.

Këto yndyrna të shëndetshme kanë një efekt strukturor dhesigurojnë rrjedhshmërinë  dhe stabilitetin në të gjithë membranat qelizore brenda trupit.  Vaj peshku mund të jetë një shtesë e dobishme për këtë dietë për të ndihmuar parandalimin ose zvogëlimin e celulitit.

5.Çaj kamomil

Stresi kronik rrit në mënyrë dramatike adrenalinën dhe kortizolin e hormoneve në trup të cilat përkeqësojnë  pamjen e celulitit. Mundohuni ta zëvëndësioni kafen tuaj të përditshme me një kamomil qetësues dhe do të ndjeni që streset tuaja dhe celuliti do të reduktohen.

6.Vezët

Që të kemi bollshëm kolagjen dhe proteina brenda trupit, duhet të konsumojmë mjaftueshëm proteina në mënyrë që të mbushim të gjitha boshllëqet e ndërtimit duke krijuar një lëkurë të fortë dhe elastike.  Një burim i mirë për këtë janë vezët të cilat përmbajnë aminoacide proline dhe lysine të cilat janë të rëndësishme për formimin e të gjitha llojeve të kolagjenit.

7.Fruta pylli

Frutat e pyllit përmbajnë antisoksidues të lartë përfshirë edhe vitaminën C.

8.Supë me perime

Supa me perime është një burim i madh kolagjeni . Provoni ta konsumoni sa më shumë këtë lloj supe ose mund edhe ta pini si ujë të ngrohtë.

9.Fara liri

Farat e lirit mund të ndryshojnë nivelet e strogjenit. Një lugë gjelle fara liri çdo ditë mund të japë efekt pozitiv në humbjen e peshës por edhe në pamjen e celulitit.

10.Brokoli

Kjo perime është e mbushur me përmbajtje vitamine C e cila mund të ndihmojë për të rritur prodhimin e kolagjenit. Brokoli është i pasur me lëndë ushqyese të quajtura indoles, të cilat mund të rrisin nivelin e estrogjenit.