Transmetuar më 18-01-2017, 12:23

Tërmete të fuqishme në Italinë qendrore ditën e sotme, ku që nga ora 10.25, u shënuan tre lëkundje të fuqishme.

Tërmeti i parë i fortë u shënua me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, në orën 11.14 u shënua i dyti me magnitudë 5.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa i treti me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter, në 11.26.

Lëkundjet e tërmetit u shënuan në Firenze dhe Romë, por epiqendra e tyre u lokalizua në zonat e L’Aquila dhe Rieti, zona të cilat janë goditur edhe më herët nga tërmetet.

Pas tërmetit u evakuan shkollat de metrotë, për të shmangur dëme të mundshme.

Lëkundjet janë ndjerë në rajonet Abruzzo, Marche, Lazio dhe Romë, ndërkohë që janë shënuar dëmtime të shumta./a.y/noa.al