Transmetuar më 18-01-2017, 12:16

Ka shumë spekullime në lidhje më të ardhmen e argjentinasit por, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” këmbëngul se dëshira e tij është të qëndrojë në “Camp Nou”.

Sulmuesi ka një kontratë me blaugranat që skadon sezonin e ardhshëm, por Presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartemou nuk e shqetëson fakti se palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Situata nuk është edhe aq e qetë, sepse sipas disa zërave, ylli argjentinas ne mërkaton e verës mund të nisë një aventurë të re në Premier League, ku në garë janë Man.City, United dhe Chelsea. Të tre ekipet janë duke e vëzhguar me kujdes situatën nga afër.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këto zëra Messi u përgjigj: “E kam thënë gjithmonë, unë do të qëndrojë te Barcelona përsa kohë drejtuesit e klubit të më duan këtu. Sigurisht që Premier League është një kampionat shumë kompetitiv por, për momentin jam i fokusuar tek Barcelona. Nuk mund të flas dot për të ardhmen”.