Transmetuar më 18-01-2017, 11:14

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Singapor, gjatë të cilës u takua me homologun vendas.

Lidhur me këtë takim të ditës së sotme, kreu i qeverisë ka publikuar një fotografi në Twitter.

Kryeministri shkruan, “Me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong, për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe falenderimin për njohjen e Kosovës”./a.y/noa.al