Transmetuar më 18-01-2017, 10:33

Tiranë, 18 janar 2017, NOA.al- Në të gjithë vendin, akset kombëtare janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, ndodhen në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Ditën e sotme Emergjencat Civile bëjnë me dije, se kanë planifikuar shpërndarjen e ndihmave me helikopterët dhe mjetet e Forcave të Armatosura për në disa zona në veri dhe verilindje të vendit, por gjithçka do të varet nga kushtet atmosferike në këto zona.

Situata në qarqe paraqitet:

Qarku Shkodër

Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore- Theth, po punohet për hapjen e tij.

Akset rrugore Tamarë- Vermosh, Hadroj- Qafë- Benë, Fushë Arrëz- Qafë Mali- Fierzë, Fushë Arrëz- Qafë Shllak, Laç Vau Dejës- Qafë Çelë- Pukë, Qafë Çelë- Pukë- Fushë Arrëz, Bardhet- Iballë, Shkodër- Breg Lumi- Theth, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Qarku Kukës

Në qarkun e Kukësit të gjitha akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë.

Aksi rrugor Ura e Zapodit-Ura e Shtrezës qarkullohet me zinxhirë.

Vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra dhe Njësi Administrative Arrën, Zapod, si dhe fshatrat Turaj, Shtrezë, Nimçe, Curraj i Epërm, Salcë, Palcë Treshnjevë, Papaj, Gegaj, Lëkurtaj e Selimaj.

Qarku Dibër

Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura, më përjashtim të aksit rruga nacionale- Lurë e cila vazhdon të jetë e bllokuar.

Gjithashtu të bllokuara janë dhe rrugët lidhëse të fshatrave Lunar, Lukan, Kacni, për në qendër të Njësive Administrative Selishtë.

Akset rrugore janë të qarkullueshme me zinxhirë Kuben- Vasie, Ura e Qytezës- Zerqan dhe Ura e Çerenecit- Steblevë.

Qarku Lezhë

Në qarkun e Lezhës të bllokuara janë vetëm disa fshatra në Njësitë Administrative Orosh, Fan dhe në Nënshejt- Lajthizë të bashkisë Mirditë.

Qarku Gjirokastër

Të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme.

Të bllokuara janë Njësitë Administrative: Kurvelesh; Zagori, Buz dhe fshatrat Selckë, Selckë e Vogël dhe Shalë.

Qarku korçë

Në qarkun e Korçës të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme. Vetëm akset rrugore Korçë- Voskopojë, Korçë- Boboshticë- Dardhë, Korçë- Ersekë, Ersekë- Leskovik janë të qarkullueshëm me zinxhirë.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për probleme.