Transmetuar më 18-01-2017, 08:57

Një person tentoi të qëllojë me shpullë, Manuel Valls, në Lambelle, në veriperëndim të Francës.

Ish-kryeministri Francez, i cili dha dorëheqjen nga posti që mbante, për t’u përqendruar në garën presidenciale, ndodhej bashkë me ministrin e Mbrojtjes Jean-Yves Drian, në zyrat e komunës duke u përshëndetur me disa simpatizantë.

Atij ju afrua një i ri rreth 20 vjeç dhe tentoi që ta qëllojë me pëllëmbë. Ai u ndalua nga policia, ndërsa Valls vijoi më tej vizitën.

Ish- kryeministri francez nuk është i ri ndaj këtyre sulmeve, pasi në muajin dhjetor, në Strasburg, një burrë i hodhi një pako me miell në kokë./a.y/noa.al