Transmetuar më 18-01-2017, 08:25

Shpërthimi i një cigareje elektronike që po pinte një i ri amerikan nga Idaho, Andrew Hal, i shkaktoi dëmtime të mëdha në fytyrë.

Shtatë dhëmbë të thyer dhe djegie të shkallës së dytë në faqe. I riu i publikoi fotografitë në Facebook, për të paralajmëruar përdoruesit e e-cig, shkruan noa.al.

“Në mëngjes po përgatitesha për të shkuar në punë, kur ndodhi kjo. E përdor cigaren elektronike prej më se një viti dhe nuk kam bërë asgjë jashtë normales, bateria ishte e karikuar dhe kam ndjekur gjithë këshillat e përdorimit… e gjithsesi më shpërtheu në fytyrë. Përveç dhëmbëve dhe djegieve, në fyt më hyn edhe pjesë plastike", shkruan Andrew, lidhur me atë që i ndodhi këtë të hënë.

Shpërthimi ishte aq i fortë sa që dëmtoi edhe një pjesë të lavamanit ku ishte mbështetur. Tashmë i riu ndodhet i shtruar në spital në terapi intensive./a.y/noa.al