Transmetuar më 18-01-2017, 07:59

Është rrëfyer dhe ka pranuar përgjegjësinë e tij për masakrën e Stambollit natën e ndërrimit të viteve në diskotekën ‘Reina’.

Abdulgadir Masharipov, 33- vjeçari nga Uzbekistani i arrestuar të hënën mbrëma nga policia në lagjen e ‘Esenyurt’ ka pranuar autorësinë e sulmit, ku vdiqën 39 persona.

Është kjo deklarata e bërë nga guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin. Masharipov, rezulton të jetë stërvitur në Afganistan dhe di katër gjuhë.

Në banesën e Masharopov, policia gjeti armë të llojeve të ndryshme dhe 197 mijë dollarë.

U sekuestruan dy pistoletë me disa karikatorë, një pistolete ajri, një dron dhe disa karta sim./a.y/noa.al            

Arrestohet autori i sulmit që vrau 39 persona në Stamboll gjatë ndërrimit të viteve

Pamjet e atentatorit kur nis masakrën te Reina bar në Stamboll

Shkon në 39 numri i të vrarëve në Stamboll, 16 ishin turistë të huaj