Transmetuar më 18-01-2017, 07:31

Donald Trump është gati për t’u betuar si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ai rezulton Presidenti më pak popullor në historinë e 40 viteve të fundit në SHBA.

Është kjo ajo që del nga një sondazh i Washington Post dhe Abc. Pëlqimi i tij nuk i kalon 40%. Ndërkohë që për Barack Obamën, para betimit, pëlqimi ishte 79%.

Ndërkohë për George W.Bush 62%, dhe për Bill Clinton ishte 68%.

Por Trump nuk qëndroi indiferent, ai reagoi ndaj sondazhit në Twitter, duke shkruar, “Të njëjtët njerëz që kanë bërë sondazhet elektorale false, ishin kaq shumë të gabuar dhe tani po bëjnë sondazhe të tjera. Janë të manipuluar si më parë”./a.y/noa.al