Transmetuar më 17-01-2017, 23:36

Spencer Seabrooke ka thyer një rekord të ri botëror, ndërsa ka përfunduar me sukses ecjen e tij në litarin e lëvizshëm, duke thyer rekordin paraprak që kishte gjatësinë 7 metra.

Ecja në litar, pa u mbajtur dhe mbi një lartësi të konsiderueshme prej 290 metrash, është realizuar nga Seabrooke në mes dy maleve në Kolumbi.

Kanadezi ngeci dy herë në fillim, por arriti sërish që të përfundojë atë që kishte nisur.

Më poshtë keni videon: