Transmetuar më 17-01-2017, 19:42

Është një tavë shumë e thjeshtë dhe e shijshme.

Përbërësit: 2 kg fileto mishi derri, 3 kokrra hudhra, 2 limona të shtrydhur, 1 portokall të shtrydhur, gjalpë, 5 lugë mustardë, 1 filxhan verë e bardhë, 2  patate, ½ filxhan vaj ulliri, rigon, kripë, piper.

Përgatitja:

Si fillim hapim furrën dhe e vendosim në 190 gradë. Më pas në një tas të vogël hedhim erëzat, kripën, mustardën dhe hudhrën e grirë hollë.

Më pas me një furçë të vogël lyejmë mishin, të cilin e kemi prerë që më parë. Pasi ta kemi lyer mishin mirë, marrim një tigan dhe hedhim vajin e ullirit dhe pasi të jetë nxehur dhe shtojmë lëngun e portokallit dhe më pas mishin.

Pasi të ketë zier për disa minuta e futim mishin e përgatitur në furrë dhe i hedhim sipër limonin dhe pjesën e mustardës së mbetur si dhe patatet që i kemi grirë që më parë. Mishi në furrë duhet të qëndrojë të paktën një orë.