Transmetuar më 17-01-2017, 19:22

Në Kenia zhvillohen sivjet zgjedhjet parlamentare. Autoritetet po bëjnë përpjekje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në votime.

Në këtë kuadër ata kanë vendosur që të dalin me apele publike zyrtare ndaj femrave duke i kërkuar që të “mos ua japin” partnerëve të tyre” nëse nuk shkojnë për votime.

Deputetja Mishi Mboko, duke folur para grave në një miting, u ka kërkuar atyre që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me burrat e tyre, derisa ata të regjistrohen si votues për zgjedhjet e 8 gushtit.

Mishi Mboko, përfaqësuese e grave në qytetin Mombasa, tha se kjo është strategjia më e mirë për të mbështetur opozitën me vota.

“Gra, kjo është një strategji që duhet ta miratoni. Është më e mira. Mos kini marrëdhënie seksuale me ta dhe lejojini vetëm nëse ju tregojnë kartën e votimit”, tha Mboko.

Regjistrimi për votim përfundon më 17 shkurt.

Mboko tha se seksi është armë e fuqishme ndaj sipas saj, do t’i inkurajojë burrat hezitues të regjistrohen si votues e për rrjedhojë të marrin pjesë në zgjedhje.