Transmetuar më 17-01-2017, 18:50

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka pa kripë apo për një ngjarje reale, por një video shqetësuese është postuar në internet, ku një djalë shfaqet duke shtyrë një vajzë nga shkëmbi.

Në videon e postuar në YouTube me titullin “Si të heqësh qafe shpejt një vajzë”, shfaqet një çift i ri pranë detit në Francë.

Fillimisht gjithçka duket tepër romantike. Ata shihen teksa janë kapur përdore dhe ndodhen në majë të një shkëmbi duke shijuar pamjen.

Në një moment vajza kthehet nga partneri i saj, i cili e mban nga njëra dorë dhe më pas e shtyn. Në fund ajo shfaqet pa ndjenja përtokë dhe në këtë moment videoja mbaron./b.l/noa.al/