Transmetuar më 17-01-2017, 18:23

U nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, astronauti amerikan Eugene Cernan, personi i fundit që eci në sipërfaqen e Hënës.

Cernan ishte kapiten i marinës amerikane, kur Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, e zgjodhi atë, së bashku me 13 astronautë të tjerë, për programin Apollo të fluturimeve në Hënë.

Ky program u krijua kur Presidenti John F. Kennedy bëri të njohur synimin e tij për të çuar njeriun e parë në Hënë, deri në fund të viteve '60.

Ky ishte fluturimi i fundit-provë drejt Hënës, i drejtuar nga njeriu, para uljes historike të anijes Apollo 11, dy muaj më vonë.

Tre vjet më pas, në dhjetor të vitit 1972, Cernan komandoi anijen Apollo 17, që ishte misioni i fundit i pilotuar drejt Hënës.

Cernan doli në pension në vitin 1976 dhe më vonë ai komentoi në televizion për fluturimet me anijet e hapësirës.