Transmetuar më 17-01-2017, 16:50

Sot puna do t’ju duket mjaft e mërzitshme. Mundohuni që këto që mendoni të mos i shprehni me zë të lartë. Mund të keni probleme. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri, prandaj bëjnë mirë të mos marrin hapa për të ndryshuar statusin. Financat do arrini t’i menaxhoni siç duhet.

Dashi

Konfuzioni i brendshëm midis ndjenjës dhe arsyes sot nuk do t’ju lërë të qetë ju të dashuruarve. Nuk dini se kush do të jetë udhëheqësi juaj për ditën e sotme. Beqarët do realizojnë takime të veçanta, por nuk do jenë të vendosur për të marrë vendime të rëndësishme. Në planin financiar gjithçka do jetë në kontrollin tuaj.

Demi

Ditë e ngjeshur përsa i përket anës profesionale. Familja dhe partneri/ja do t’ju mirëkuptojnë sot dhe do t’ju lënë të qetë të përqendroheni në punë. Beqaret edhe pse do tregohen mjaft joshës në takimet që do realizojnë nuk do arrijnë të bëjnë për vete personat që pëlqejnë. Financat do arrini t’i menaxhoni siç duhet.

Binjakët

Sot ndjenjat tuaja do të jenë të kundërta nga ato të partnerit/es. Gjithsesi do të dini të kompensoni njeri tjetrin në sintoni të plotë. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe për shuamë prej tyre priten ndryshime rrënjësore. Financat nuk do jenë shumë të mira, por gjithsesi nuk do hasni probleme serioze.

Gaforrja

Disa situata të komplikuara nuk do ta prishin rrjedhën e ditës që do të vazhdojë të jetë e qetë për ju të dashuruarit dhe pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm. Beqarët do kenë një ditë të bukur dhe mjaft emocionuese edhe pse jo të gjithë do takojnë persona interesantë. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Luani

Njerëz që kanë ikur larg jush dhe mendimeve tuaja befas do të bëhen të gjallë. Kjo do të prishë gjithë ekuilibrat që kishit vendosur më parë ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri, prandaj bëjnë mirë të mos marrin hapa për të ndryshuar statusin. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

Kjo nuk është një nga ato ditët më të mira për tu shënuar në kalendar për ju të dashuruarit. Gjerat nuk shkojnë dhe aq mirë por ju jeni mësuar me këtë fakt. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria deklaratat që do marrin sot nuk do i refuzojnë dot. Financat nuk do jenë aspak të mira, kujdes.

Peshorja

Edhe pse sot nuk do të shkëlqeni në komunikim do të dini të vini pikat mbi i tek ato çështje që ju shqetësojnë ju personalisht dhe partnerin/en tuaj. Beqarët jo vetëm që do realizojnë takime, por ato do jenë interesante dhe mund të përfundojnë edhe me lidhje. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi shpenzoni me maturi.

Akrepi

Një ditë domethënëse në jetën tuaj sentimentale. Plane dhe ndryshime që ju bëjnë më të lumtur dhe që do ju shtojnë edhe më tepër dashurinë. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe do kenë një ditë plot ngjyra dhe emocione. Në planin financiar do vazhdoni të gjendeni në situatë të vështirë ekonomike.

Shigjetari

Dyluftimi i planetëve në shenjen tuaj do t’ju bëjë që të jeni disi të turbullt në marrjen e vendimeve ju të dashuruarve. Luhatjet e humorit do të kenë pasoja tek të tjerët. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri, më mirë të dalin dhe të argëtohen në shoqërinë e miqve. Financat do jenë me fat, do arrini t’i mbani nën kontroll.

Bricjapi

Sot puna do t’ju duket mjaft e mërzitshme. Mundohuni që këto që mendoni të mos i shprehni me zë të lartë. Mund të keni probleme. Beqarët duhet të tregohen më të duruar sepse vetëm ashtu do mund të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar çdo gjë ka për të ecur më së miri për aq kohë sa tregoheni të kujdesshëm.

Ujori

Në çdo situatë ju do të ndiheni të rëndësishëm sot. Kjo falë aftësive tuaja profesionale por sidomos falë komunikimit të shkëlqyer që keni. Beqarët do kenë një jetë mjaft aktive dhe të mbushur me njohje të reja të cilat do sjellin ndryshime rrënjësore. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet, parashikohen disa vështirësi.

Peshqit

Raportet dashurore sot nuk do të jenë në kulmin e tyre. Disa hatërmbetje të shkuara do të dalin në sipërfaqe duke ndezur debat me partnerin/en. Beqarët do njohin persona interesantë dhe do tërhiqen shumë nga ata sa do fillojnë të mendojnë edhe për lidhje. Financat nuk do jenë aspak të mira, do kenë edhe ndikimin negativ të disa yjeve./b.l/noa.al/