Transmetuar më 17-01-2017, 14:19

Sulmuesi brazilian, Diego Costa, po luan sezonin e fundit të Chelsea, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe pritet të largohet gjatë verës nga “Stamford Bridge”.

Por, kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Antonio Conte, i cili ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e 28-vjeçarit.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Andrea Belotti i Torinos, Alvaro Morata i Real Madridit dhe Romelu Lukaku i Evertonit, janë tre zëvendësuesit e mundshëm të Costas.

Tre lojtarët pëlqehen shumë nga trajneri i “Bluve të Londrës”, i cili do të tentojë gjatë verës që ta sjellë njërin prej tyre te Chelsea.