Transmetuar më 17-01-2017, 12:15

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka konfirmuar negociatat me Evertonin për transferimin e mesfushorit Gerard Deulofeu.

Ish futbollisti i Barcelonës është objektiv i madh i “Rossonerëve”, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Jemi në bisedime për Deulofeu, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Evertoni e di se ne mund të marrim lojtarë vetëm në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të edicionit”, ka deklaruar Galliani.

Palët pritet të arrijnë marrëveshje në ditët e ardhshme./noa.a/