Transmetuar më 17-01-2017, 11:18

Erkand Qerimaj, sportisti i cili na ka bërë krenarë jo rrallëherë me fitoret e tij në kompeticionet ndërkombëtare të peshëngrites, ngre zërin për kushtet e stërvitjes.

Ai i drejtohet kreut të klubit “Vllaznia” Mark Kroqi, duke thënë se nuk e përfshiu në 10 sportistët më të mirë të Shkodrës për vitin 2016.

Me një gjuhë të ashpër dhe plot akuza, ai kujton se në Shkodër ka çuar kupën e sportistit më të mirë nga Kupa e Republikës për vitin 2016.

Ai i bën thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të vij e të kontrolloj fondet e klubit ‘Vllaznia’, ndërsa thotë se stërviten në nevojtore.

Postimi i parë

Një Skandal Zoti Mark Kroqi! Ju Kam sjellë kupën e sportistit më të mirë nga Kupa e Republikës për vitin 2016! Ju nuk më futni në 10 sportistët më të mirë të Shkodrës, për të qeshur dhe gomari Me Ju !! Si e shpjegoni ju këtë skandal? Kur ekipi i peshëngritjes nuk ka palestër e ju keni caktu nevojtore tek pallati i sportit vend për stërvitjen tonë, kërkoni dhe rezultate turp për ju. I bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të vij e të kontrolloj fondet e klubit ‘Vllaznia’. Jam detyruar të bëj një ambient palestër në shtëpi me fondet e mia.

Kam mbi 40 medalje ndërkombëtare evropiane, botërore, rekorde europiane botërore e mesdhetare që nga viti 2002. Do dal dhe në media të sqaroj për ma shumë Marku!”

Postimi i dytë në Facebook

“Halet e pallatit të sportit ku stërvitet ekipi ‘Vllaznia’ i peshëngritjes që po shkatërrohet për hir te mburrjeve falso që reklamoni për publikun! Asnjë sportist nuk do të stërvitet në fëlliqësira! Mark Kroqi, shefi klubit foli në tv sonte, tha që janë kushtet shumë të mira e kërkojmë rezultate në mënyrën më të pandershme kërkon rezultate ndërkohë që unë po i drejtohem me ndershmëri a mban ndonjë përgjegjësi Mark Kroqi për shkrirjen e ekipit disa vite kampion! Për ‘Vllazninë’ ky është turp dhe skandal!

I ftoj të gjithë njerëzit ta shpërndajnë këtë skandal e ky sport që ka sjellë shumë fitore të mos shkatërrohet!”