Transmetuar më 17-01-2017, 07:59

Ndahet nga jeta në moshën 73- vjeçare James Wiley Smith, kampioni amerikan i wrestling, i njohur si Jimmy ‘Superfly’ Snuka.

Pseudonimi i tij vjen për shkak të manovrave në ajër, çka e bënë shumë të famshëm në sportin që praktikonte, duke fituar një sërë titujsh, si ECW World Heavyweight Championship, WCW World Tag Team Championship dhe NWA Texas Tag Team Championship.

Vdekja e tij u shkaktua prej kancerit në stomak, me të cilin po përballej prej vitesh, shkruan noa.al. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha këtë të hënë nga e bija, Sarona ‘Tamina’ Snuka, edhe ajo pjesë e sportit të wrestling, nëpërmjet një postimi në Instagram./a.y/noa.al